Kryeministri Xhaferi mban mbledhjen e parë të Qeverisë: Pres që të gjithë ministrat të punojnë me përkushtim

Kryeministri i Maqedonisë, Talat Xhaferi ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë prejse ka marrë detyrën.

Ai ka shkruar se pret nga të gjithë ministrat që të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve.

“Sot e hapa seancën e parë të Qeverisë. Pres që të gjithë anëtarët e Qeverisë të investojnë gjithë diturinë dhe përvojën e vetë dhe do të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe se të gjitha sfidat para nesh do i kalojmë së bashku, në mënyrë transparente dhe profesionale”, ka shkruar ai.