Kryetari i Junikut reagon për ngjarjen tragjike: Micin dhe Fatlindën do t’i kujtojmë si familje shembullore

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Bjeshkët e Junikut.

Dy persona janë gjetur të vdekur brenda një shtëpize.

Viktima janë burrë e grua.

Lidhur me rastin tragjik, ka reaguar kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu.

Shehu tha se me dhimbje të thellë e ka pranuar këtë lajm.

“Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre”, tha Shehu.

Ai tha se Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore.

” Mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, tha Shehu.