Zoran Stojanoviq, kryesuesi i KKZ-së në Leposaviq, ka folur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri tani.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, përveç disa probleme të vogla teknike.
“Deri më tani janë hapur të gjitha qendrat e votimi nga të gjitha informatat që i kam marrë, deri tani ka pasë disa probleme teknike”.
“Por të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë. Një vonesë në ardhjen e anëtarëve të në vendvotim, për shkaqe teknike por janë shkaqe shumë të vogla”, ka thënë Stonajoviq.