Kthehen mbi 50% të investimeve, lajmi i fundit nga Trusti

Vitin e kaluar Fondi Pensional i Kosovës, kishte një disfatë të madhe, duke i humbur mbi 800.000 euro të investuara në tregjet ndërkombëtare.

Mirëpo sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ky institucion ka arritur t’i kthej 48.000 euro.

“Kthimi kumulativ bruto nga investimet deri në qershor 2023 arriti në 481.7.000 euro kundrejt humbjeve në vlerë prej 801.600 euro një vit më parë, e që ishte rezultat i turbulencave të krijuara në tregjet financiare, kryesisht shkaktuar nga zhvillimet gjeo-politike në Evropën Lindore”, thuhet në raport.

Vlera e kontributeve të arkëtuara nga FSKP-ja deri në qershor 2023 arriti në 337.100 euro, që paraqet një rritje vjetore prej 14.3 % e ndikuar nga rritja e numrit të kontributdhënësve.