Kthesa e motit – Në orët vijuese priten rrëbeshe shiu e shkarkesa rrufesh në Kosovë

Një ciklon me origjinë nga Afrika Veriore ka arritur tashmë në pjesë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ndërsa në orët vijuese pritet të arrijë edhe në Kosovë, duke sjellur rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, e në disa zona nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër të vogël.

Pra, duke nisur nga nesër, priten vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, të cilat kohë pas kohe do të përcillen me rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh në zona të caktuara. Temperaturat do të pësojnë ulje lehtësisht.

Për më shumë detaje na ndiqni në postimet tona të radhës si dhe të hënën me motin javor. /MeteoKosova/