“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton” – shfaqen grafite të reja në veri të Mitrovicës

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës janë vendosur grafite të reja me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Ky grafit është vendosur në murin e një prej objekteve të banimit në qendër të qytetit në veri të vendit.

Grafite të tilla raportohet se janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.