Kurti drejt Bratisllavës, pritet takimi me Borrellin e Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka arritur në Bratisllavë të Sllovakisë për të marrë pjesë në Forumin “Globsec2023”.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije se në këtë forum i pari i qeverisë pritet të takojë shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrel dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Po, kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrel dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit. Qëndrimi i tij do të jetë njëditor. Brenda ditës do të jetë në Kosovë”, ka thënë Kryeziu për Klankosova.tv.