Kurti e Peci dalin në ara, hypin në kombanjë për të nisur të korrat e grurit

Kreu i Qeverisë Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci kanë hapur zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve në komunë e Lipjanit.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë.