Kurti e Vuçiq javën e ardhshme pritet të ftohen në Bruksel për takim të nivelit të lartë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet të ftojë një takim të nivelit të lartë mes Kurtit e Vuçiqit javën e ardhshme.

Të paktën kështu bëjnë të ditur mediat spanjolle, në veçanti elpuntavui.cat.

Mediumi respektiv shton gjithashtu se Borrell shpalosi detaje, duke thënë se autoritetet evropiane janë në diskutime të vazhdueshme me KFOR-in e ato të tjera relevante.

Veç kësaj u tha se BE është në kontakte me Prishtinën e Beogradin pas siç e etiketoi ai, arrestimin e tre policëve.