Kurti: Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka konfirmuar nëse do të takojë opozitën për të diskutuar për dialogun dhe takimin me Vuçiq.

I pyetur se nëse do të takojë opozitën njëjtë siç bëri i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar, Kurti u përgjigj:

“Është e vërtetë që unë s’e kam takuar opozitën, prej që Kuvendi ka shkuar në pushim veror. E pash dje që përvec meje edhe z.Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën. Edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Dhe do ta pyes z. Escobar se qysh ka kalu me opozitën, si është opozita si e kemi opozitën”,

“Edhe opozita e Kosovës duhet ta dëgjoj qëndrimin e ndërmjetësve evropian dhe atyre amerikanë për atë që bisedohet në dialog.”, shtoi Kurti.

Kurti theksoi se me opozitën nuk është takuar që prej kohës kur Kuvendi ka shkuar në pushime.

“Nuk e kam takuar opozitën prej se Kuvendi ka shkuar në pushim verorë, nuk besoj se duhet të kthehen nga pushimi verorë që të takohemi”, ka thënë ai.