Kurti i ashpër pas tragjedisë në Ferizaj: S’kemi pse t’i presim detajet, dënojmë krimin që po përsëritet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas tragjedisë në Ferizaj, aty ku u vra një grua e u plagos vëllai i saj 15-vjeçar.

Përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se nuk ka nevojë që t’i presin detajet, por vetëm ta dënojnë këtë krim që po përsëritet.

“Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe deklarimi i plotë: