Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të dielën në takim pesë policët të cilët morën lëndime si pasojë e një sulmi në Veri të Kosovës, pasi synonin ta ndalin një mjet transportues që donte të kontrabandonte.
Një foshnje dhe nëntë fëmijë po trajtohen nga COVID-19 nëpër Klinikat e QKUK-së
Kurti ka kritikuar edhe prokurorinë, duke thënë se në mungesë të punës efikas të prokurorisë “aksionet e Policisë e me këto sigurimi i rendit publik, mbeten të papërfunduara”.
“Policia jonë çdo ditë demonstron vendosmëri dhe shkathtësi për të siguruar ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës. Përderisa puna profesionale e policëve ka arritur të sjell personat e dyshuar para drejtësisë, kjo e fundit, në këtë rast Prokuroria, liron njërin të dyshuar në procedurë të rregullt, sipas pohimeve të policëve”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Fluturojnë çmimet edhe në Durrës, një hamburger 8 euro, plazhet bosh / FOTO
Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Komunikata e plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot policët, pjesëmarrës në aksionin e mbrëmshëm kundër kontrabandës në Leposaviq, përfshirë ata që u lënduan, dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Policia jonë çdo ditë demonstron vendosmëri dhe shkathtësi për të siguruar ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës. Përderisa puna profesionale e policëve ka arritur të sjell personat e dyshuar para drejtësisë, kjo e fundit, në këtë rast Prokuroria, liron njërin të dyshuar në procedurë të rregullt, sipas pohimeve të policëve.
Sulmi ndaj zyrtarëve policorë në veri, reagon Sindikata e Policisë
Kryeministri Kurti shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për trimërinë dhe profesionalizimin e tyre për të qenë në krye të detyrës, teksa u uroj shërim të plotë sa më të shpejtë.
Ai theksoi që shteti ligjor dëshmohet me punën e zellshme të prokurorisë dhe efikase të gjyqësorit. Në mungesë të këtyre të fundit, aksionet e Policisë e me këto sigurimi i rendit publik, mbeten të papërfunduara. E për të dëshmuar përkushtimin dhe aftësinë në vendosjen e sundimit të ligjit, duhet pritur veprimet e mëtutjeshme të prokurorisë, u shpreh ai.
Kryeministri Kurti shtoi se luftimi i krimit të organizuar dhe vendosja e rendit dhe ligjshmërisë mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë dhe se për këtë Policia e Kosovës gjithmonë do ta ketë mbështetjen e plotë