Kurti i thërret mediat, nesër del në konferencë bashkë me Bislimin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi do të dalin së bashku nesër në një konferencë për media.

Konferenca është caktuar të mbahet të orën 10:30 në ndërtesën e Qeverisë, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Arsyeja e thirrjes së kësaj konference për shtyp nuk u bë e ditur, por është e para pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të enjten në Bruksel.

Takimi përfundoi pa sukses në rezultat. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se Kurti s’ishte i gatshëm të ecte përpara, ndryshe nga Vuçiqi, për të cilin tha se “e ka pranuar propozimin” e BE-së për zbatimin. Ai përmendi rrezikun e rieskalimit të situatës në veri të vendit.