Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit.

Ai tha se mbetja në fuqi e këtyre masave është edhe në kundërshtim me përpjekjet për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në BE.

Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe me planin e rritjes e me qëllimet e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në dhe në këtë kontekst ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, ka thënë Kurti sot në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Ai tha se pas një dekade stagnimi zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendë.