Kurti kujton sakrificën e Elfete Humollit dhe vëllaut të saj, bën homazhe te monumenti përkujtimor

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar Elfete Humollin në 34-vjetorin e vrasjes së saj nga policia e Serbisë, teksa po protestonte për liri dhe republikë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se më një shkurt të vitit 1990, Elfetja bashkë me vëllain e saj Mentorin dhe me shumë të tjerë, kishte marrë pjesë në demonstratë kundër pushtetit represiv të Serbisë pushtuese, që i shtypte shqiptarët në Kosovë, i burgoste mbi baza politike dhe i diskriminonte mbi baza etnike.

“Për t’i kujtuar së bashku, Elfeten dhe Mentorin, sot bëmë homazhe të monumenti përkujtimor i ngritur në fshatin Lupç i Poshtëm, afër vendit ku kishte rënë Elfetja 34 vite më parë. Mbi një gur masiv janë gdhendur emrat e Elfete dhe Mentor Humollit, kurse poshtë tij është vendosur një krua me ujë për udhëtarët. Me nderime u kujtofshin gjithmonë Elfete dhe Mentor Humolli, mes të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkroi ai.

Kurti shkruan se mes shtëllungave të tymit të gazit lotsjellës, policët e Serbisë shtinë mbi protestuesit, duke i plagosur Eset Kaçiun, Ismet Krasniqin dhe Avni Retkocerin, kurse Elfetja nuk u mbijetoi plagëve.

“Ajo vdiq aty, teksa fjalët e fundit të saj ishin: ‘Ku është Mentori, a ka shpëtuar?!’. Mentori kishte shpëtuar dhe e vazhdoi rrugën e të njëjtave ideale të lirisë, duke u mobilizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe duke luftuar me uniformën e saj derisa ra dëshmor më 21 maj 1999 në betejën e Koshares”, u shpreh Kurti.

“Për t’i kujtuar së bashku, Elfeten dhe Mentorin, sot bëmë homazhe të monumenti përkujtimor i ngritur në fshatin Lupç i Poshtëm, afër vendit ku kishte rënë Elfetja 34 vite më parë. Mbi një gur masiv janë gdhendur emrat e Elfete dhe Mentor Humollit, kurse poshtë tij është vendosur një krua me ujë për udhëtarët. Me nderime u kujtofshin gjithmonë Elfete dhe Mentor Humolli, mes të rënëve për lirinë e Kosovës”, përfundoi Kurti.