Kurti lajmërohet nga Ankaraja: Diskutuam për ekonominë dhe mbrojtjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar nga Ankaraja pas takimit me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Kurti ka bërë të ditur se me Erdoganin kanë diskutuar për temat e ekonomisë dhe të mbrojtjes.

“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve.”, ka shkruar Kurti.

Pretendoi për shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, Specialja merr vendim për Nasim Haradinajn