Kurti në festivalin Etno Fest, fton edhe të tjerët ta vizitojnë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar mbrëmjen e sotme në festivalin EtnoFest, i cili po zhvillohet në fshatin Kukaj.

Kurti i ka ftuar qytetarët të bashkohen në festival, të cilën e ka përshkruar si një përvojë të veçantë.

“Edicioni i 13-të i EtnoFest. Festival që mbahet në fshatin Kukaj, afër Prishtinës. Bashkë me kolegë nga Qeveria e nga Lëvizja, me shoqe e shokë, e përjetuam një mbrëmje aq të këndshme nën performancën dedikuar dhe inspiruar nga Rizah Bllaca, disa ekspozita pikturash e skulpturash e të veprave të tjera arti, ndërkaq të premten e përmbylli Mentor Haziri me këngë mirë të zgjedhura. Ju ftoj ta vizitoni edhe ju të dashur, sidomos nesër në natën e mbylljes”, ka shkruar Kurti.