Kurti në “Twitter” shkruan në gjuhën angleze se si po punohet natën në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “twitter” një njoftim në gjuhën angleze për punimet që po bëhen në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kurti ka shkruar se si pas mesantës të së enjtes, shteti ka qenë i zgjuar dhe duke bërë punë të vështirë. Kreu i Qeverisë ka shkruar se ka vazhduar me shpejtësi ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ai ka thënë se Kosova është e freskët pas investimeve rekorde në infrastrukturë në tremujorin e dytë, derisa thotë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

“Pas mesnatës së mbrëmshme, shteti ishte i zgjuar – dhe në punë të vështirë. Ndërtimi ka vazhduar me shpejtësi në rrugën Prishtinë-Podujevë. Kosova është e freskët pas investimeve rekord në infrastrukturë në tremujorin e dytë. Megjithatë ka ende shumë më tepër që do të ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.