Kurti niset drejt Tiranës për Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Zyra e Kryeministrit njofton se në kuadër të Samitit, Kurti do të do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Njoftimi i plotë i ZKM-së:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Tiranës ku do të merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Në margjina të samitit, Kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.