Në takimin e radhës me Vuçiqin në Bruksel, kryeministri Albin Kurti thotë se është i interesuar të diskutojë elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i qeverisë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, u shpreh se synon dialogun për marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke, transmeton Express.
Pacolli: Kosova nuk guxon të bëjë asnjë hap me Serbinë pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare
“Ne nuk kemi një njoftim zyrtar mbi agjendën. Por, ajo çfarë kemi shkëmbyer gjatë komunikimit me Josep Borrellin, që është njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, është se duhet ta synojmë dialogun për marrëveshje – jo dialogun për dialog, por dialogun për marrëveshje – që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme dhe përveç kësaj një marrëveshje, e cila e bën normalizimin e plotë, duke e pasur në qendër njohjen reciproke. Në këtë kuptim, unë jam i interesuar që më 18 gusht të diskutojmë hapur mbi elementet përbërëse të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që duam ta arrijmë me dialog”, tha ai.
Pas tensionimit të situatës të dielën e kaluar në veri të vendit me bllokimin e rrugëve nga serbët, kryediplomati evropian, Josep Borell, i ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiq.
Dy liderët do të ulen në tavolinë të enjten e 18 gushtit, një vit pas takimit të tyre të fundit në korrik të vitit të kaluar.
Por, Kurti ndër të tjerash në këtë intervistë ka thënë se nuk do të flasë me Vuçiqin në Bruksel për reciprocitetin.