Kurti për bisedën Kusari-Radoiçiq: S’e kam dëgjuar, ajo është një situatë e montuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetartë e dine se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin edhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe e dikur ishte në Kryeministri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”, u shpreh Kurti.