Kurti për dinarin: Në ditët vijuese do të kemi më shumë informim për serbët – do të flas serbisht që të më kuptojnë më mirë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ditëve në vijim do të flasë serbisht dhe t’i informojë më shumë serbët për çështjen e dinarit.

“Vetëm euroja është mjet pagese. Kemi dhënë as shumë subvencione, ndihma sociale, për komunat me shumicë serbe, të gjithë i pranojnë eurot pa kurrfarë problemi”, tha Kurti në KS të OKB.

“S’kemi asnjë rast që një qytetar serb i Kosovës ka thënë se nuk i merr eurot. Serbët e rëndomtë nuk e urrejnë euron”.

Kurti duket se i ka dëgjuar pak aleatët, por nuk premtoi pezullimin e vendimit të BQK-së, siç kërkuan shumë nga shtetet mbështetëse të Kosovës, përfshirë edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Do të kem më shumë komunikim, më shumë informim për serbët në ditët vijuese – do të flas edhe serbisht që të më kuptojnë më mirë, më qartë”.