Kurti për vizitën në Athinë: Është një hap drejtë avancimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vizita e fundit në Greqi përafron marrëdhëniet mes dy shteteve.

Ai, në mbledhjen e qeverisë së sotme, ka theksuar se edhe pjesëmarrja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, është gjë pozitive për rrugën e integrimit evropian të Kosovë.

“Deeskalimi praktikisht në katër komunat veriore të vendit, Kosova është duke e respektuar Marrëveshjen e Bratisllavës. Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë  që mbahet në tetor, takimi në Athinë me pjesëmarrjen e Zelenskyt i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit evropian”.

“Për Kosovën vizita në Athinë dhe takimet e nivelit të lartë në pallatin Maksimus përbëjnë edhe një hap tjetër drejtë avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë”, ka thënë Kurti.