Kurti përmendi dokumentin e Thaçit, Klinaku i kundërpërgjigjet: Le ta mbrojë KFOR-i veriun, ne me FSK-në pjesën tjetër

Kryeministri Kurti para pak orësh, në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje komentoi letër-shkëmbimin e ish-presidentit Thaçi me të ish-sekretarit të NATO-s, Rassmusen, lidhur me dërgimin e trupave të FSK-së në veri.

Shefi i ekzekutivit shtoi një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, porse kufiri duhet të ruhet.

Kjo deklaratë duket t’i mos ketë pëlqyer ushtruesit të detyrës së kreut të OVL-së, Faton Klinaku.

Ky i fundit, kritikoi Kurtin që edhe në situata të tilla merret me vota, ndërsa propozoi që KFOR-i të kujdeset për veriun, kurse veteranët e FSK me pjesën tjetër.