Kurti: Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.

Kurti ka publikuar disa fotografi të armëve që i përkisnin grupit terrorist të cilat i konfiskoi Policia e Kosovës.

Kështu, Kurti thotë se kjo nuk lë vend për dyshime që Serbia e ka mbështetur këtë grup.

”Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara nga Policia e Kosovës. Operacioni antiterror i pas sulmit të djeshëm – nuk lini vend për dyshime: Autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Si pasojë e sulmit terrorist, të dielën një polic i Kosovës është vrarë. Ai është varrosur të hënën duke e pasur gradën e heroit të Kosovës.