Kurti: ShBA partner kyç, do të konsultohemi gjithmonë me të

I pari i qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë në “Twitter” një intervistë të cilën e ka dhënë për “Financial Times”.

Në fakt kjo ishte vetëm njëra pjesë, teksa ndau me ndjekësit e tij edhe vegëzën, duke ia shtuar gjithashtu edhe njërën prej pjesëve kryesore, përcjell lajmi.net.

Siç edhe mund ta shihni, ai ka thënë se ShBA-ja është partnerja kyçe e Kosovës dhe se do të konsultohemi gjithmonë me të.