Kurti takohet me krye-akademikun Mehmet Kraja, flasin për projektin e enciklopedisë shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikun Mehmet Kraja.

Për këtë ka njoftuar zyra e kryeministrit të Kosovës, të hënën.

Në takim u theksua rëndësia e projektit madhor mbi enciklopedinë shqiptare, i nisur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të vitit të kaluar.

Akademiku Kraja shprehu përkushtimin e tij dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për hartimin e Enciklopedisë shqiptare, teksa e njoftoi kryeministrin me punën dhe arritjet kryesore të Akademisë.