Kurti takohet me kryediplomatin e Qipros jonjohëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides në Athinë.

Kurti ka bërë të ditur se në takim është folur për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, teksa e ka falënderuar diplomatin qipriot për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, shkruan Express.

“Kam folur me ministrin Ioannis Kasoulides për mundësitë e rritjes së komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ne theksuam potencialin për lëvizje pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe. E falënderova për mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shkroi Kurti në Twitter.

Nanën kam me ju **, ju la në histori” / 68-vjeçari sulmon me fshesë inspektorët e ndërtimit në Pejë

Qipro është një prej 5 vendeve të Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kurti po ashtu ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka biseduar për mundësinë e thellimit të raporteve mes dy vendeve, në kohën kur Greqia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Ia dhunuan vajzën deri në vdekje, ky është dënimi që kërkon babai i Marigona Osmanit për vrasësit e së bijës

Gjatë takimit, sipas njoftimit të Kryeministrisë, është theksuar nevoja edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ku Kurti ka kërkuar ndihmën e Greqisë.