Kurti thirrje 30 serbëve të rrethuar nga policia: Dorëzohuni!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me sulmet në Banjskë të Zveçanit, ku ka bërë të ditur se janë së paku 30 profesionistë të armatosur rëndë që po e sulmojnë Policinë e Kosovës.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtaratë e  policë, që janë nën rrethimin e forcave tona dhe i ftoj të dorëzohen. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se Afrim Bunjaku, u vra mizorisht në krye të detyrës.

Ai konferencën e nisi me fjalët  pati “sulm terrorist ndaj policisë, rendit sigurisë dhe paqes, në mëngjesin e sotëm pas një sulmi të orkestruar ka humbur jetën Afrim Bunjaku, në trajtim ndodhet AlbanRashiti që ndodhet jashtë rrezikut për jetë, do të lirohet nga spitali sot pas operacionit që largoi një predhë nga krahu i majtë”, tha ai.