Kurti u kundërpërgjigjet masave të BE-së: Për keqardhje, Kosova është vendi me vlerat më pro-perëndimore në rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar rreth masave të Bashkimit Evropian.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ai ka ndarë reagimin para kabinetit të ministrave gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Mes tjerash, ai shtoi se këto masa janë për keqardhje, kur kemi parasysh faktin se Kosova është vendi me vlerat më pro-perëndimore në rajon.

Tutje, ai rikujtoi faktin se aplikimi për anëtarësim ka qenë besim në atë që Kurti e quajti si fat të Kosovës, Bashkimin Evropian, e Evropën, si kontinentin tonë.