Kurti: Urdhri im për ministrin Sveçla ishte zero viktima dhe asnjë plumb nga policët tanë në muret e Manastirit

Kryeministri Albin Kurti kërkoi ekstradimin në Kosovë të Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të cilat kanë kryer akt terrorist në Kosovë duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë.

Ai po ashtu tha se në momentin që ka marrë njoftimin për sulmin në Banjskë, ka urdhëruar ministrin Sveçla për “zero viktima te civilët” dge “asnjë plumb nga policët tanë në murin e Manastirit”.

“Urdhri im për ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e Manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milan Radoiçiqit. Ai është paraburgosur për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile, dy organizata terroriste të shpallura si të tilla më 20 qershor të këtij viti, duhen arrestuar. Tani na duhet ekstradimi i Radojçicit”, deklaroi Kurti.