Kurti uron presidentin e ri të Finlandës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Alexander Stubbin për zgjedhjen President të shtetit të Finlandës.

Me anë të një postimi në platformën X, Kurti shkroi se mezi pret të punojë me të për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.

“Mezi pres të punoj me ju për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Ju uroj një mandat të suksesshëm përpara”, u shpreh ai.