Kurti: Ushtria e Kosovës kurrë s’ka qenë më e armatosur, më e fuqishme dhe e gatshme për ta mbrojtur sovranitetin

Me rastin e parakalimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për nder të ditës së Çlirimit të Kosovës, ka folur edhe kryeminsitri Albin Kurti.

Kurti tha se ushtria e Kosovës asnjëherë s’ka qenë më e madhe se sot dhe më e gatshme për ta mbrojtur sovranitetin e vendit.

“Ushtria e Kosovës kurrë s’ka qenë më e madhe se sot, më e mirë armatosur, kurrë s’ka qenë më e stërvitur e trajnuar e shkolluar. Kurrë s’ka qenë më e fuqishme dhe e gatshme për ta mbrojtur sovranitetin e shtetin tonë.” – tha Kurti.