Kusari ankohet te Simiqi se Haradinaj po i fryn listat e veteranëve: Ramushi dhe këta të PDK-së e kanë bërë

Janë publikuar tashmë edhe incizimet e radhës mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit.

Në këto inçizime, shefja e deputetëve të VV-së heshtet më pak se sa në pjesët paraprake duke provuar ta bindë deputetin e atëhershëm të Listës Serbe për konstruktivitetin e saj derisa fyen kolegët e tij shqiptarë.

Kusari i flet Simiqit në vetën e parë, dhe i shpreh në këto incizime keqardhjen e saj që duhet të takohen në mënyrë të fshehtë.

“Dëgjo Sllavko, më vjen vërtet keq për gjithçka që po ndodh. Unë, nga të gjithë njerëzit këtu, do të dëshiroja që së pari Kuvendi të funksionojë si duhet. Ti e di që unë nuk kam qenë me Vetëvendosjen kur kanë bërë atë çfarë kanë bërë…” – dëgjohet duke i thënë Kusari politikanit Simiq qysh në nisje të incizimeve të sotme.

Ajo më pas provon ta bindë Simiqin se ajo nuk ka dhe nuk ka pasur “agjendë destruktive.”

Kusari më pas e akuzon te Simiqi ish-kryeministrin Haradinaj dhe “këta të PDK-së” për fryrjen e listave të veteranëve të luftës. Në një moment, derisa po flisnin për TRUST-in pensional, ajo i drejtohet Simiqit me fjalët: “…a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu?” në mënyrë pezhorative.