Kuvendi mban një minutë heshtje për heroin Afrim Bunjaku

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për rreshterin Afrim Bunjaku.

“Më lejoni që në emër të Kuvendit dhe grupeve parlamentare, të kërkoj që ta mbajmë një minutë heshtje për rënien e hetorit tonë Afrim Bunjakut, rënien e rreshterit të Policisë së Kosovës në detyrë”, tha Konjufca.

Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi të terroristëve serbë ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.