Ky do të jetë moti në ditët e ardhshme

Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi i ftohtë, vende-vende me mjegull nëpër disa lugina, ndërsa dita stabile dhe me temperatura maksimale deri në 21 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat maksimale pak mbi 20 gradë Celsius, ndërsa në viset mesdhetare deri në 25, 26 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me netë të ftohta dhe ditë të ngrohta. Të enjtën pritet të kemi depërtimin e masave pak më të ftohta ajrore nga veriut të cilat pritet të kushtëzojnë ulje të temperaturave ditore sidomos në zonat kontinentale./MeteoBallkan