Ky është 65-vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në një motel, po qëndronte me një vajzë 27-vjeçare

Një person është gjetur pa shenja jete të martën në mbrëmje, në motelin “Lindi” në rrugën Prishtinë – Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij. Rastin e ka konfirmuar Policia, teksa tashmë është zbuluar identiteti i tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, personi që u gjet i vdekur është Ismet Xhigoli, rreth 65-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, pas ekzaminimeve për shenja vitale.  Sipas informacioneve të para, ai u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajzë rreth 27-vjeçare.

Njësitë përkatëse kanë intervenuar po ashtu, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë. “Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë.