Ky është 70 vjeçari që u gjet i vdekur në një rrugë në fshatin Sllovi të Lipjanit

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Sllovi të Lipjanit, ku është gjetur i vdekur një burrë i moshuar. Rrethanat e rastit akoma nuk janë bërë të ditura, por tashmë është konfirmuar që kanë nisur hetimet.

Rasti ka ndodh sot, ndërsa burri që është gjetur i vdekur në rrugë është: Shefqet Kryeziu.

Burimet nga nga Emergjenca bëjnë me dije se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij menjëherë pasi ai është çuar në Qendrën Emergjente të Lipjanit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është inciaur si “Hetim i vdekjes”.