Ky është dileri i drogës i arrestuar në Prishtinë, goditi veturën e policisë duke tentuar të ikë

Gjatë ditë së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të madhe në dy lokacione, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku ka arritur ta arrestojë një person.

Policia rreth orës 18:00 ka arritur që me sukes ta arrestojë personin e dyshuar në rrugën “Kongresi i Drejtshkrimit” në Prishtinë.

Sinjali mëson se i arrestuari për posedim të lëndeve narkotike dhe parave kesh është Leutrim Shurdhani i cili gjatë ikjes ka goditur edhe veturën e Policisë.

I dyshuari ngarkohet me vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.