Ky është i arrestuari për spiunazh, u kap në Jarinje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit ka arrestuar mbrëmë një person në rajonin e Mitrovicës, si të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i arrestuari është A.V., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është: Aleksandar Vlajiq, person i cili prej kohësh kërkohej nga Policia.