Ky është i dyshuari i arrestuar nga Antidroga në Prizren, i gjenden në trup shtatë paketime me marihuanë

Gjatë ditës së djeshme Njësiti i Antidrogës ka zhvilluar një aksion në Prizren, ku edhe ka arrestuar një person për “blerje, posedimm shpërndarje të pauatorizuar të narkotikëve”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç zbulon Gazeta Sinjali, i arrestuari për këtë rast është: Emra Dogani.

I fundit është kapur nga Policia e Antidrogës mbrëmë rreth orës 21:30, në aksionin e njohur si “Përfundimi”.

Gjatë kontrolliut të tij, policët i kanë gjetur shtatë foli – paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 14 gramë dhe para të gatshme rreth 170 €.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit, me udhrdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, zbulon njoftimi.