Ky është i dyshuari që u arrestua për tjetërsim pronash në vlerë 10 milionë euro, një tjetër në arrati

Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ne Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot një person nen dyshimin se ka tjetërsuar prona ne vlere rreth 10 milion euro.

Siç mëson Gazeta Express i arrestuari është Afrim Gashi. Ai dyshohet se është marrë me falsifikim të dokumenteve.

“Ai dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin Y. H. i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milion euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe  më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar”, noftoi sot Policia.