Ky është i paraburgosuri që ndërroi jetë sot në QKUK, rasi konfirmohet edhe nga ShKK

Mëngjesin e sotëm, një i paraburgosur që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.

Vdekjen e të ndjerit e konstatoi ekipi mjekësor, ndërkohë që Policia tashmë është vënë në dijeni, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Nermin Muliq, i cili po merrte trajtim mjekësor në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Ai u dërgua atje nga qendra korrektuese në Hajvali, por pavarësisht intervenimeve mjekësore, i njëjti nuk arriti të mbijetojë.