Ky është objekti ku ndodhi vrasja në Skënderaj: Dyshohet se aty kryhej prostitucioni

Një 39-vjeçar është vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Runik të Skënderajt.

Policia ka bërë të ditur se në lokal kanë hyrë dy persona të maskuar dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Insajderi duke u bazuar në burimet e veta raporton se në këtë lokal kryhej veprimtaria e paligjshme e prostitucionit.

Ky është objekti: