Ky është personi që dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën në Rahovec

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të trishtë që dyshohet të ketë ndodhur në Rahovec, ku një vajzë e mitur ka denoncuar në Polici një person, për të cilin ka deklaruar se e ka dhunuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Burimet e gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është E.Morina, 20-vjeçar.

Morina dyshohet se ka detyruar të miturën që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.