Ky është polici që u godit me veturë nga i dyshuari që tentonin ta arrestonin

Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident i pazakontë, ku Policia u përballë me një 34-vjeçar, i cili shpërfilli urdhrat policorë dhe tentoi të arratiset.

Një zyrtar policor u sulmua nga i dyshuari dhe i njëjti përfundoi në spital – teksa i dyshuari u arrestua.

Sinjali ka mësuar se polici qe e pësoi gjatë tentativës për ta kapur të dyshuarin është Isë Gashi.

Zyrtari policor, Gashi, u godit me veturë nga i dyshuari Behar Fejzullahu, duke pësuar lëndime trupore, për çka mori trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.