Ky kanal kosovar e transmeton sot meçin e Florian Markut

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, do të ndeshet sërish sot.

Këtë herë, kundërshtar i tij do të jetë meksikani Miguel Parra, transmeton lajmi.net.

Për ata që nuk kanë mundësi ta shohin nga afër meçin, i cili zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të kenë edhe alternativa të tjera për ta bërë këtë gjë.

Ndeshja do të jepet drejtpërdrejt nga Tëvë1 e cila do të fillojë transmetimin që prej orës 18:00.

Këtë e bën të ditur vetë televizioni përmes një njoftimi të lëshuar për shikuesit e tij.