Labi publikon këngën e re që i përshtatet karrierës, “Te Bolero”

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Rexha, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Te Bolero” mban titullin kënga e tij më e re.

Kënga është e zhanreve R&B dhe folk, ndërkaq teksti, muzika dhe orkestrimi, është realizuar nga Visar Bektashi.

Ndër tjerash, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rexha ka treguar se xhirimet e kësaj kënge janë bërë ne diskoteken Boleros Club, gjersa është shprehur se ky ishte një projekt i veçantë për të.

“New OUT NOW🔥 Te Bolero😍. Projekt i veqantë për mua, ju ftoj ta dëgjoni dhe ta shpërndani”, shkruan Rexha.