Lajçak gjatë takimit me krerët e shtetit gjerman flet për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ka treguar në një postim në platformën “X”, se ka pasur një takim të dobishëm për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Tutje Lajçak bëri të ditur se ka pasur një bisedë produktive me zyrtarët e shtetit gjerman.

“Pata takim shumë të dobishëm në sot në Berlin. Diskutova për gjendjen e dialogut, si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me bashkëbiseduesit e mi në Kancelari dhe Ministrinë e Jashtme. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë.”