Lajçak lajmërohet nga Roma, flet për hapat që do të hedhen në “muajt e ardhshëm” në dialog

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë italianë gjatë vizitës në Romë.

Tema e  diskutimi ka qenë dialogu Kosovë-Serbi, që lehtësohet nga Brukseli zyrtar.

Pas kësaj vizite Lajçak ka thënë se do të niset për në Maltë.

“Udhëtova këtu sot për një sërë takimesh me partnerët tanë italianë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e ardhshëm në muajt e ardhshëm. Sot, u takova me Fabrizio Saggio, Këshilltarin Diplomatik të Italisë, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm në  Ministrinë e Punëve të Jashtme Carlo Lo Cascio dhe drejtorin e Adriatikut dhe Ballkanit Andrea Cascone. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhe koordinimin e ngushtë në përpjekjet tona të përbashkëta. Nga Roma, nesër do të nisem për në Maltë për një seri tjetër konsultimesh të rëndësishme”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Facebook.